Dy ritme te perhapjes se pandemise ne Europe | Lajme - News

2020-12-23 0

Siç ndodhi me krizën financiare të 2012-ës edhe me pandeminë Europa po ecën me dy ritme të ndryshme. Vendet veriore të kontinentit si Gjermania, Islanda e ato skandinave po shënojnë ritme të ulëta dhe të qëndrueshme të infektimeve ditore, në kontrast me pjesën tjetër të kontinentit.

Mbi 14 mijë janë të infektuarit e rinj këtë 24 orësh në Francë, një shifër që kategorizohet mes atyre të larta. Të enjten në këtë vend u shënua rekord i ri prej mbi 16 mijë rastesh ditore, çka i bëri autoritetet të ashpërsojnë edhe më tej masat kundër përhapjes duke shqyrtuar seriozisht mundësinë e rikthimit të karantinës kombëtare.

Edhe në Spanjë po shqyrtohet mundësia e rivendosjes së masave bllokuese në gjithë vendin. Pjesa më e madhe e kryeqytetit spanjoll është në karantinë, ndërsa autoritetet po përpiqen që të mos e shpallin në gjithë zonën.

Kryeqyteti spanjoll po vuan mungesën e theksuar të stafit mjekësor për shkak të dyndjes së pacientëve në gjendje të rënduar. Shtim të ndjeshëm të rasteve ditore edhe në Britani të Madhe, Poloni e Çeki.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se deri në gjetjen e vaksinës, viktimat globale që aktualisht ndodhen pranë shifrës 1 milionë, mund të dyfishohen shumë shpejt nëse nuk respektohen rigorozisht masat e distancimit social dhe mbajtjes së maskave.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/